Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se për politikën e jashtme kadidati i tyre për kryeministër Bedri Hamza, do të rifitojë partneritetet strategjike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
Më tej, ai ka thënë se qeveria e ardhshme do të fokusohet në pozicionimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, për t’i dhënë fund sanksioneve dhe për të forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale.
“Politika e jashtme besoj që në një fazë shumë të hershme të qeverisë së ardhshme të udhëhequr nga Bedri Hamza do të rikuperoj krejt ato çka është humbur në kuptimin e degradimit të raporteve bilaterale, por edhe multilaterale me partneret kryesor strategjikë të Kosovës duke filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos në kohë të ngjashëm do të filloj edhe administrata e re e presidentit Trump që të jetë në detyrë, por edhe Komisioni i ri Evropian që tashmë formalisht ka marr detyrën por që në janar do të ketë një dinamizmi të punë së tyre edhe në një rikonfirmim të raporteve me ta duke filluar nga heqja e sanksioneve, të cilat fatkeqësisht ende i kemi dhe normalisht një fokus më të madh tekë pozicionimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare që në këto vitet e fundit për fatin tonë të keq ka qenë jashtëzakonisht i mangët”, ka thënë ai.