Live

Krasniqi: Sot nis fushata – PDK do të vazhdojë me qeverisje të përgjegjshme dhe projekte konkrete për komunat

12:02 / 13 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Sot nis fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, një moment i rëndësishëm për të gjithë qytetarët dhe komunat e Kosovës.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka lansuar mesazhin e tij për nisjen e fushatës, duke theksuar arritjet dhe sukseset që PDK-ja ka realizuar gjatë katër viteve të fundit, si dhe angazhimin e saj për të vazhduar me projekte konkrete dhe qeverisje të përgjegjshme në nivel lokal.

Në postimin e tij, Krasniqi ka falenderuar qytetarët për besimin që i dhanë katër vite më parë, duke e bërë PDK-në forcën kryesore në shumicën e komunave të Kosovës.

Ai ka theksuar se ky besim është shpërblyer me punë të palodhur, projekte që kanë përmirësuar jetën e qytetarëve dhe rezultate që flasin vetë.

“Katër vite më parë na besuat udhëheqjen në më së shumti komuna – dhe ne ua kthyem me punë, projekte dhe rezultate që flasin vetë. Edhe këtë herë, zgjedhja është e qartë: për qeverisje të përgjegjshme, projekte konkrete dhe një komunë që ecën vetëm përpara,” ka thënë Krasniqi.

Shpërndaje në

U Kopjua