Live

Krasniqi thotë se VV e dinte që Murati s’kalon

11:43 / 22 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas dështimit të seancës konstituive, tha se VV e ka ditur që Hekuran Murati nuk i merr votat për kryeparlamentar.

Kjo pasi sipas tij, është bërë e qartë që PDK nuk voton asnjë anëtarë të ish-kabinetit Kurti 2, transmeton Klankosova.tv.

Ai tutje shton se VV ka 35 kandidatë të tjerë që mund t’i propozojë, por këtë nuk e bën.

I pari i PDK-së po ashtu tha se me situatën e krijuar, vendi po shkon drejt zgjedhjeve, duke shtuar se me këtë ritëm, zgjedhjet janë të padiskutueshme.

Madje ai shtoi se në momentin që është tani Kosova, sipas tij, është kriza më e gjatë e vendit.

Shpërndaje në

U Kopjua