Live

Krasniqi uron veteranët e UÇK-së: Atyre që u ngritën kur atdheu i thirri, guximi juaj përkufizon lirinë tonë

10:30 / 30 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar sot në ditën e tyre, Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Atyre që u ngritën kur Atdheu i thirri – guximi juaj përkufizon lirinë tonë. Nderime për çdo betejë e sakrificë”, ka shkruar lideri i PDK-së.

Ai tha se kjo ditë është e të gjithë luftëtarëve të lirisë që na dhuruan një të ardhme pa robëri – nën qiellin e kaltërt të Kosovës.

“Mirënjohje të përjetshme”, shkroi kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

Sot në Kosovë shënohet Dita e Veteranëve të UÇK-së.

Sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor.

Kjo ditë përkujton sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës. Sjell në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku nisi rruga e lirisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...