Drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, njëherit edhe kandidat për deputetë në listën e LDK’së, ka uruar Vitin e Ri, në mënyrë më të veçantë.
Xhaferi, këtë vit ka përzgjedhur që të uroj 2025-ën në Arbërishte, siç thotë ai, për të kujtuar rrënjët tona dhe për të ofruar shqiptarët anekënd botës, veçanërisht vëllezërit tanë Arbëresh në Itali, Arbanas në Kroaci dhe Arvanitas në Greqi. Shqiptarët e bashkuar, lumturia e botës.
Postimi i plotë:
Gëzuar Motmotin e Ri!
Ardhët paqja ndë Jetë!
Shkofshit 2025-ën të Mbarë, Pafshit Shëndet e Haré!
Këtë vit vendosa t’ju uroj në Arbërishte, për të kujtuar rrënjët tona dhe për të ofruar shqiptarët anekënd botës, veçanërisht vëllezërit tanë Arbëresh në Itali, Arbanas në Kroaci dhe Arvanitas në Greqi. Shqiptarët e bashkuar, lumturia e botës!
🥂Gëzuar 2025!