Ishulli i Kretës në Greqi, është goditur nga një tërmet i fuqishëm.
Sipas faqes EMSC, dridhjet e tokës ishin 5.3 shkallë të Rihterit, transmeton Klankosova.tv.
Të dhënat tregojnë se lëkundjet ndodhën 54 kilometra në perëndim të Hanias në Kretë, në orën 16:26, sipas kohës lokale.
Tërmeti ishte në një thellësi prej 47 kilometrash dhe u raportua se u ndje nga disa njerëz pranë epiqendrës.
Deri më tani nuk u raportua për ndonjë të lënduar apo viktimë, transmeton Klankosova.tv.
Raportohet se në disa qytete dhe fshatra më të vogla ndodhen më afër epiqendrës dhe mund të kenë përjetuar dridhje më të forta.