Live

Kristjan Asllani nënshkruan kontratë të re me Interin

18:26 / 16 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani ka vazhduar kontratën me Interin.

Mesfushori shqiptar do të jetë pjesë e Interit së paku deri në vitin 2028.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi italian përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Asllani është pjesë e Interit që nga viti 2022 kur u transferua nga Empoli.

Sezonin e fundit ai ka realizuar një gol e dy asistime me fanellën zikaltër.

Shpërndaje në

U Kopjua