Live

Kosova U21 triumfon ndaj Izraelit

21:13 / 10 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kombëtarja U21 ka shënuar edhe fitoren e tretë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin e vitit të ardhshëm për këtë grupmoshë.

Të martën në Hungari, Kosova ka mposhtur Izraelin me rezultatin minimal në kuadër të xhiros së tetë të Grupit D.

“Dardanët” e rinj triumfuan me rezultatin 1:0, ndërsa golin e vetëm në këtë përballje e shënoi kapiteni Milot Avdyli. Ai realizoi në minutën e 11-të.

Për Kosovën U21, kjo është fitorja e dytë në këtë cikël kualifikues ndaj Izraelit U21 dhe e treta në total deri më tani, ndërsa ka edhe tri barazime e dy humbje.

Me këtë fitore, Kosova forcohet në vendin e katërt në grup me 12 pikë, sa i ka edhe Bullgaria në vendin e tretë. Lider i grupit është Gjermania me 22 pikë, ndërsa Polonia zë vendin e dytë me 18 pikë të tubuara.

Deri në fund të këtij cikli kualifikues, Kosova do t’i luaj edhe dy ndeshje tjera dhe atë muajin e ardhshëm.

Më 11 tetor, Kosova U21 luan në shtëpi kundër Polonisë kurse katër ditë më vonë përballet në udhëtim me Estoninë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...