Live

KRU “Prishtina” gjen një pishinë të mbushur përmes një lidhjeje ilegale (FOTO)

13:21 / 17 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se e kanë shkyçur një konsumator i cili e ka mbushur pishinën përmes një lidhjeje ilegale.

Përmes një njoftimi thuhet se inspektorët e saj identifikuan këtë dhe se me personin do të ndiqen “procedurat tjera përkatëse”.

“Nga Inspektoret është identifikuar mbushja e pishinës përmes një lidhjeje ilegale, jashtë ujëmatësit. Konsumatori është shkyçur dhe do të vazhdohet me procedurat tjera përkatëse. TURP!”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua