Live

Kryediplomatja gjermane viziton Sirinë

12:02 / 03 Janar 2025

Nga Kosova Live

Ministrja e Jashtme gjermane dhe homologu i saj francez kanë shkuar në Damask. Ata duan t’i ofrojnë ndihmë autoriteteve të reja siriane.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe homologu i saj francez Jean-Noël Barrot janë ministrat e parë të anëtarëve të rëndësishëm të Bashkimit Evropian që shkojnë në Damask. Ka kaluar një muaj që kur milicia islamike Hayat Tahrir al-Shams (HTS) përmbysi diktatorin sirianBashar al-Assad. Ministrat evropianë po takohen tani për herë të parë me udhëheqësin e milicisë Ahmad al-Sharan.

Ministrja gjermanetha para udhëtimit se “ne e dimë se nga vjen HTS ideologjikisht dhe çfarë ka bërë në të kaluarën”. Sepse ajo vjen nga Fronti Al Nusra, dega siriane e rrjetit terrorist Al Kaeda dhe i ashtuquajturi Shteti Islamik, i cili ka kryer krime të tmerrshme kundër të gjithë jomuslimanëve në territorin që sundonte. Edhe pse sot nga Damasku dëgjohet se nuk duan të merren më me terrorizmin, al-Shara është ende lart në listën e terroristëve të kërkuar dhe sidomos Izraeli nuk beson se diçka ka ndryshuar.

Një fillim i ri, por me kushte

Megjithatë, që nga 8 dhjetori, kur forcat e HTS depërtuan në Damask, dhe al-Assad iku në Rusi, fjalë pajtuese dhe gjeste të tilla ndaj të gjitha fraksioneve në Siri mund të dëgjoheshin e shiheshin nga udhëheqësi i rebelëve islamikë. Al Shara me sa duket i tërheq fijet nga prapavija, por ai nuk e mori zyrtarisht pushtetin. Ai paralajmëroi respektimin e Kushtetutës dhe shpalljen e zgjedhjeve në Siri për një maksimum prej tre vjetësh. Sipas njoftimeve të mediave lokale, Konferenca e Dialogut Kombëtar të përfaqësuesve të të gjitha grupeve etnike dhe fetare në Siri duhet të mbahet në janar.

Në të njëjtën kohë, qytetarët e Sirisë kanë nevojë për ndihmë: në pothuajse 14 vjet luftë, shumëçka është shkatërruar, furnizimi i popullsisë është i pamjaftueshëm. Një fillim i ri politik i marrëdhënieve midis Evropës dhe Sirisë, midis Gjermanisë dhe Sirisë është i mundur, tha ministrja gjermane. Ajo dhe kolegu i saj francez shkojnë në Damask “me duart e shtrira të paqes, por edhe me pritshmëri të qarta nga sundimtarët e rinj”.

Al-Shara përsëriti vazhdimisht se politika e Sirisë është çështje e vetë qytetarëve të Sirisë dhe se ai nuk dëshiron ndikimin e vendeve të tjera në këtë vend. Bashkimi Evropian nuk e ka as problemin më të vogël ta pranojë këtë kërkesë dhe të përdorë ndikimin e tij në vende si Izraeli dhe Turqia, të cilat padyshim kanë synimet e tyre politike edhe në Siri.

Do të matet me veprime, jo me fjalë

Por edhe në takimin me liderin e milicisë islamike, ministrat nga Gjermania dhe Franca duan të dëgjojnë plane të qarta se në çfarë do të shndërrohet ai vend. Baerbock kërkoi që të respektohen të drejtat e të gjithëve në Siri jo vetëm deir në zgjedhjet e reja por edhe më vonë. Edhe pse milicia e ka origjinën nga Shteti Islamik, në Sirinë e re nuk duhet të ketë vend për ekstremizëm dhe terrorizëm. Evropianët sigurisht kanë shpresë se qeveria e re në Damask ka filluar tashmë bisedimet me Forcat Demokratike Siriane (SDF), të dominuara nga kurdët, por në përgjithësi, Evropa do të “masë HTS me veprat e saj dhe jo me fjalë”.

Me gjithë skepticizmin, ne nuk duhet të humbim shansin dhe mundësinë për të mbështetur qytetarët e Sirisë në këtë udhëkryq të rëndësishëm të rrugës drejt së ardhmes”, tha Baerbock. Evropa dëshiron një tranzicion dhe pajtim paqësor të të gjitha pjesëve të shoqërisë dhe shtetit në Siri./DW/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...