Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është shprehur se nuk e ka uruar presidentin e PL-së dhe njëherësh ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta për Vitin e Ri.
Këto komente Kryemadhi i bëri para godinës së SPAK-ut teksa u paraqit ditën e sotme në funksion të masës “detyrim paraqitje”.
Kryemadhi tha se nuk ka asnjë lidhje me Metën dhe shtoi se atë e kanë “iluminuar” njerëz të tjerë me shpifje kundër saj.
”Unë nuk pranova të flisja për asgjë, kështu që të gjithë deklaratat e mia do të bëhen në gjykatë. Para gjyqtarit nuk jap asnjë shpjegim për asgjë. S’di gjë për Metën. Metën nuk e kam uruar për Vitin e Ri, nuk kam si të uroj një njeri që s’ka lidhje me mua. Të gjithë njerëzit që e iluminojnë Metën me shpifje të tilla, të marrin përgjigje në 2025, siç po e marrin disa. Armiq dihet kush janë, ata që kanë shpifur gjithë kohën”, tha Kryemadhi, raporton A2CNN-i.
Pos Monika Kryemadhit në ambientet e SPAK-ut sot u paraqit edhe Sali Berisha në funksion të masës “detyrim paraqitje