Live

Kryeministrit s’i pëlqeu pyetja pse vajza e tij nuk shkollohet në Kosovë, Deliu: Kurti nuk i beson arsimit publik në Kosovë

20:45 / 05 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për, siç tha ajo, mungesë guximi për t’iu përgjigjur pyetjes se pse vajza e tij nuk shkollohet në Kosovë.

Sipas Deliut, ky është realiteti i një pushteti që flet për arsim publik, por nuk i beson atij as për fëmijët e vet.

“Albin Kurti nuk pati guximin t’i përgjigjej pyetjes së thjeshtë: pse vajza e tij nuk shkollohet në Kosovë? Në vend se të japë përgjigje, Kurti si gjithmonë u mor me sulme ndaj mediave. Kjo tregon jo vetëm mungesë përgjegjësie, por edhe frikë nga e vërteta”, ka shkruar Deliu.

Shpërndaje në

U Kopjua