Live

Kryetari u zgjodh, por a do të arrihet sot konstituimi i Kuvendit?

07:47 / 28 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Deputetët e zgjedhur të popullit do t’i drejtohen edhe sot sallës plenare të Kuvendit, në mënyrë që ta arrijnë konstituimin e tij.

Ani pse Dimal Basha u zgjodh kryekuvendar, e që për nënkryetarë të tij votat “për” i morën Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku e Kujtim Shala, institucioni legjislativ i vendit prapë nuk arriti të funksionalizohej, transmeton Klankosova.tv.

Kjo pasi kandidatët e propozuar për nënkryetarë nga komuniteti serb nuk morën votat e mjaftueshme.

Se a do t’i jepet fund ngërçit institucional sot, gjithçka kuptohet nga ora 11:00!

Shpërndaje në

U Kopjua