Live

Kryeziu: VV të ulet në tavolinë me subjektet e tjera, të negociojë

14:57 / 19 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të ulet në tavolinë me partitë e tjera politike dhe të negociojë.

“Pa kompromis, nuk ka as Kuvend, as qeverisje. Kompromisi është parimi që garanton funksionimin e institucioneve – nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, te presidenti, ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare e deri te përfaqësimi i komuniteteve.

Prandaj, VV duhet të kuptojë se ndryshimi i qasjes është i domosdoshëm. Çdo e drejtë kushtetuese që i jepet, nëse nuk mbështetet me gatishmëri për marrëveshje, mbetet vetëm një hap formal dhe i pamjaftueshëm për të garantuar funksionalitetin e institucioneve”,shkroi mes tjerash Kryeziu.

Postimi i plotë:

Edhe pse Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtën VV-së si subjekt i parë për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, kjo nuk e përjashton nevojën për konsensus dhe marrëveshje politike. Në këtë moment, detyrimi politik për VV është i qartë: të ulet në tavolinë me subjektet e tjera, të negociojë dhe të gjejë një personalitet që mund të marrë besimin dhe votën e deputetëve, duke i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit.
Problemi është se VV këtë të drejtë shpesh e ka trajtuar si privilegj absolut, duke injoruar faktin se sistemi ynë proporcional është i ngritur mbi kompromisin dhe marrëveshjen politike. Asnjë parti nuk mund të qeverisë e vetme dhe askujt nuk i jepet pushtet i pakushtëzuar. Pa kompromis, nuk ka as Kuvend, as qeverisje. Kompromisi është parimi që garanton funksionimin e institucioneve – nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, te presidenti, ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare e deri te përfaqësimi i komuniteteve.
Prandaj, VV duhet të kuptojë se ndryshimi i qasjes është i domosdoshëm. Çdo e drejtë kushtetuese që i jepet, nëse nuk mbështetet me gatishmëri për marrëveshje, mbetet vetëm një hap formal dhe i pamjaftueshëm për të garantuar funksionalitetin e institucioneve.

Shpërndaje në

U Kopjua