Pritjet për tu larguar nga vendlindja i kanë shumë orëshe.
Të dielën në vendkalimin kufitar Kosovë-Serbi në Merdarë qëndrimi në një vend zgjati deri në katër orë.
Por, kjo nuk është sfida e vetme për mërgimtarët që kalojnë nëpër territorin e fqinjit verior që po përballet me protesta të dhunshme kundër regjimit të presidentit pro-rus, Aleksandar Vuçiq.
Dikush që po pret të kaloj kufirin thotë se nuk çan kokën fare për situatën e tensionuar në Serbi.
Ka mërgimtarë që mbështetet tek të tjerët dhe nuk ka frikë.
Kurbetçinjtë, Serbinë e përdorin rëndom transit pasi ua shkurton shumë rrugën për t’u kthye në vendet e tyre ku punojnë.