Live

Kujt po i përgjigjej Trump? Telefoni i bie dy herë gjatë konferencës në Zyrën Ovale

08:14 / 25 Maj 2025

Nga Kosova Live

Presidenti amerikan Donald Trump u përball me një moment të pazakontë gjatë një konference për shtyp në Zyrën Ovale, të përkushtuar energjisë bërthamore, kur iPhone-i i tij ra dy herë ndërsa ai fliste për tarifat e reja doganore.

“Oh, po më bie telefoni, nuk ju pengon, apo jo?”, u shpreh 78-vjeçari me një buzëqeshje, duke e ngritur telefonin pas thirrjes së parë. Ai rrëshqiti gishtin djathtas – një veprim që zakonisht përdoret për të pranuar një telefonatë – dhe shtoi me humor: “Është në rregull, është vetëm një kongresist.”

Pak sekonda më vonë, telefoni ra përsëri. “Tani është një tjetër kongresist,” tha sërish me një buzëqeshje, duke shtypur butonat anësorë për ta heshtur pajisjen, por pa zbuluar identitetin e telefonuesve.

“Po na telefonojnë për të na uruar,” komentoi shkurtimisht Trump, përpara se të vazhdonte me konferencën. Momenti u prit me të qeshura nga të pranishmit dhe u bë shpejt pjesë e komenteve në rrjete sociale.

Shpërndaje në

U Kopjua