Live

Kurdisi ndeshje, skuadra malazeze përjashtohet nga garat Europiane për 10 vjet!

18:29 / 16 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Skuadra malazeze, Arsenal Tivat ka marr një dënim të rëndë nga UEFA, për shkak të kurdisjeve të ndeshjeve.

Sipas asaj që raporton gazetari i Sky Sport, Rob Harris, Arsenal Tivat është përjashtuar me 10 vite nga garat evropiane.

Klubi nga Tivati do të duhet të paguajë gjithashtu 500,000 euro, ndërsa dënim kanë marr edhe lojtarët dhe trajnerët e Arsenalit.

Për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë?

Arsenali luajti në Evropë në sezonin 2034-24 dhe në raundin e parë të kualifikimeve, u eliminua nga Alashkerti me një rezultat të përgjithshëm prej 7:1. Ndeshja e parë në Armeni përfundoi në barazim (1:1), ndërsa Alashkerti u mposht në ndeshjen e kthimit, në “DG Arena Ljepkopolje” në Podgoricë, me një rezultat të pabesueshëm prej 6:1.

Futbollistët Nikola Čelebić dhe përfaqësuesi i klubit Ranko Krgoviç u ndaluan përjetësisht të punojnë në futboll , ndërsa kapiteni Ćetko Manojlović , Radule Živković dhe Dushan Puletić do të duhet të kalojnë nga dhjetë vjet jashtë sportit.

Shpërndaje në

U Kopjua