Live

Kurti dhe Hovenier shihen në tribunat ‘VIP’ në ndeshjen Ballkani-Sivasspor

21:24 / 13 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është parë në tribunat e zonës ‘VIP’ në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë bashkë me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në ndeshjen e Ballkanit kundër Sivassporit.

Lajmi.net ka arritur të sigurojë pamje nga atje, ku Kurti me Hovenier shihen afër njëri-tjetrit duke shikuar ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të Konferencë Ligës, shkruan lajmi.net.

Kryeministri Kurti paralajmëroi shkuarjen për në stadium pak më herët me anë të një videoje në ‘Facebook’, ku u pa me shallin e Ballkanit rreth qafes.

“Trajneri ju mbikëqyr e ne tifozët do t’ju kqyrim sonte nga tribunat e stadiumit ‘Fadil Vokrri’. Shihemi në ora 21:00 në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për Kosovën e për Ballkanin, për spektakël në fushë nuk kam dyshim, për përkrahje në tribuna mos keni merak. Kemi nevojë edhe për këto tri pikë. Forca Djema”, tha Kurti.

Ballkani mposhti si mysafir Sivassporin me rezultat 3-4. Aktualisht, ndeshja që po zhvillohet në “Fadil Vokrri” është me rezultat të barabartë, 0-0. 

Shpërndaje në

U Kopjua