Deputetja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti ka reaguar pas sulmit seksual ndaj atletes Mrika Nikqi në Pejë.
Kurti ka thënë se nuk ka vend për pyetjen “kah po shkon kjo botë?”, pasi që sipas saj, të njëjtin fat kanë pasur edhe gratë që kanë jetuar në periudha të mëhershme.
Kurti reagoi në llogarinë e saj në Facebook👇
“Nuk ka vend për pyetjen ‘Kah po shkon kjo botë? ‘. Monstrueze ka qenë edhe për gjyshet tona. Fatlume ishin ato të cilave u ka qëlluar ndonjë sakicë afër me i zmbraps sulmuesit. Aty ku ka rezistencë nuk ka nevojë për turp. Peja duhet të krenohet me Mrikën e guximshme që po lufton për vete dhe të gjitha ne. Nuk do të thotë se ka më shumë raste për aty ku dijmë. Ka veç rezistencë e luftë më shumë. Aty ku nuk dihet asnjë rast ka fituar heshtja”, ka shkruar Kurti./kosova.live