Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti teksa flet për ndërtimin e çerdheve.
Por pjesa e pyetjes së gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi e cila ka ndjekur nga afër ngjarjen e sotme në qytetin e Podujevës, është këputur.
Kjo për faktin se Bellagoshi e pyeti Kurtin për shkollimin e vajzës së tij.
“Në vazhdimësi po përuroni projekte në arsim, a nuk janë këto të mjaftueshme që edhe vajza juaj të shkollohet në Kosovë?”, ishte pyetja e gazetares së Klanit, drejtuar deputetit të VV-së, të cilit iu deshën disa sekonda për të nisur fjalën.
Ai sërish, duke tentuar të injorojë Klanin, e duke mos dashur të përgjigjet në pyetjen e gazetares për shkollimin e vajzës, tha: “Sa i përket televizionit tuaj, besoj që ju duhet t’u thoni pronarëve që t’ia ktheni 62.6 milionë euro Telekomit të Kosovës”.