Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është pyetur në RTK për deklaratat e Presidentes Vjosa Osmani e cila tha se “nuk duhet të luhet bixhoz me aleancat e vendit”.
Kurti fillimisht u shpreh se nuk e din nëse Osmani e kishte për të, por megjithatë iu përgjigj.
“Ajo mua emrin nuk ma përmendi, por unë mund të them që bixhoz nuk kam luajtur kurrë në jetë. Unë mbroj 100% interestat e vendit”.
“Ne kemi krijuar parashikueshmëri, e ajo është e kundërta e bixhozit” – ka thënë Kurti.