Live

Kurti për punësimet familjare: Nuk mund t’ua ndalojmë kushërinjve të aplikojnë

21:25 / 30 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka punësime familjare në institucionet e Kosovës.

Ai tha se “kushërinjve nuk mund t’ia ndalojnë të aplikojnë”.

“Nuk ka punësime familjare, askush nuk punësohet se është kushëri i dikujt. Na nuk ja kemi ndalu të gjithë kushërinjve që të aplikojnë, a e kuptoni nuk mund të marrë unë ndonjë vendim që ia ndalojë dikujt të aplikojë”, tha Kurti në RTK, transmeton Express.

Pse përpara i keni kritikuar, e pyeti gazetarja e RTK-së Kurtin sërish për punësimet familjare.

“Në këtë ndërtesë ku jeni sot asnjëri prej dy vëllëzërve të mi, as prindërve të mi, s’kanë hy kurrë që katër vjet. Asnjë Kurti s’e ki këtu, as Tahiri nga mbiemri i nënës sime”, tha Kurti në RTK.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...