Live

Kurti: Perëndimi t’i ndërpresë ndihmat Serbisë, sanksiononi ata që bashkëpunojnë me personat në listë të zezë

17:01 / 05 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kryeministrit Albin Kurti ka kërkuar që lista e zezë duhet të japë rezultate duke i bërë thirrje Perëndimit që të sanksionohen edhe ata që bashkëpunojnë me personat që asnjë pjesë e kësaj liste.

Këtë deklaratë Kurti e bëri gjatë Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku kërkoi edhe kushtëzim të përfitimeve aktuale të Serbisë nga BE dhe SHBA.

“Perëndimit demokratik, në veçanti Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, ne u bëjmë thirrje që Serbisë t’i kushtëzohen përfitimet aktuale, jo vetëm ato të ardhshme nga BE-ja, SHBA-ja e Mbretëria e Bashkuar. Duhet të sanksionohen nga SHBA-ja, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar ata që bashkëpunojnë me personat që ndodhen në listë të zezë në Ballkan. Ata që janë pjesëtarë të organizatave ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’. Përndryshe kriminelët që shëtisin të lirë, përndryshe listat e zeza, nuk janë efektive”, tha Kurti.

Kurti kërkoi që të rivendoset zona tokësore e sigurisë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se regjimi i Vuçiqit ka sjellë artileri brenda rripit prej 5 kilometrave afër kufirit të përbashkët.

“Meqë brenda dy vjetëve, katër herë Serbia e ka sjellë ushtrinë e saj te kufiri ynë, duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë në gjerësinë 5 kilometra rrotull kufirit të Kosovës. Ajo ishte hequr në gusht të vitit 2001. Këtë tani po e keqpërdor regjimi i Aleksandar Vuçiqit, i cili që po sjell artileri, trupa shtesë, sistem kundërajror kinez përbrenda këtij rripi 5-kilometërsh”, tha Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...