Live

Kurti përsërit kërkesën për nënshkrimin e marrëveshjes para O’Brien e Lajçak: Mjet i domosdoshëm për progres

11:46 / 28 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri Albin Kurti ka përsëritur kërkesën e tij për nënshkrim të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit në takimin e djeshëm në New York me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien, Emisarin e ShBA’së për Ballkanin Përëndimor, Alexander Kasanof dhe Emisarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak.

Kurti ka thënë se nënshkrimi dhe zbatimi i kësaj marrëveshje, është mjet i domosdoshëm për progres.

Kërkesën për nënshkrim të marrëveshjes, Kurti e kishte paraqitur edhe gjatë takimit me Kryediplomatin e BE’së, Josep Borrell, në qershor të këtij viti.

“Diskutuam për dialogun si dhe bashkëpunimin rajonal përpara 10 vjetorit të procesit të Berlinit. Gjatë bisedës sonë, theksova nevojën e nënshkrimit dhe zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj si mjet i domosdoshëm për progres. Rikonfirmova gjithashtu përkushtimin e vendit tonë për bashkëpunim, prosperitet të rajonit, të drejta të barabarta dhe mbrojtje të fuqishme të të drejtave të njeriut dhe një shoqëri shumëetnike të lulëzuar”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në platformën “X” dje pas takimit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...