Live

“Kurti policinë e ktheu në vegël politike, sjellja që nuk duron as fishkëllimën më të vogël, ka emrin shtypje”

18:15 / 10 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, ka reaguar pas arrestimit të politikanit Aleksandar Arsenijeviq për shkak të fishkëllimës ndaj vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në veri të vendit.

Molliqaj tha se kryeministri Kurti e ka kthyer policinë në vegël politike në veri, duke shtuar presion dhe frikësim.

“Stil prej një provokatori profesional ka kryeministri i Kosovës. Përderisa policinë e ktheu në vegël politike, duke ushtruar presion e frikësim ndaj komunitetit serb në veri, me prezencë të shtuar, në emër të sovranitetit, tani ka vendosur të ndërtojë stacione policore. Për ta hedhur një lopatë beton, si fillim fushate, ai injoron kontekstin ku ai nuk është lideri i pakontestuar”, ka shkruar kryetari i PSD-së.

Ai tha se dhuna ndaj dy personave është e papranueshme, pasi ata po bënin protestë paqësore. I pari i PSD-së shtoi se kjo qeveri nuk po pranon as edhe një fishkëllim e sipas tij kjo quhet shtypje.

Postimi i  plotë:

Stil prej një provokatori profesional ka kryeministri i Kosovës. Përderisa policinë e ktheu në vegël politike, duke ushtruar presion e frikësim ndaj komunitetit serb në veri, me prezencë të shtuar, në emër të sovranitetit, tani ka vendosur të ndërtojë stacione policore. Për ta hedhur një lopatë beton, si fillim fushate, ai injoron kontekstin ku ai nuk është lideri i pakontestuar.

Ai u prit me protestë demokratike, ndërsa protestuesit me brutalitet policor. Dhuna ndaj Arsenijeviq dhe Orloviq, për shkak të protestës së tyre civile e paqësore, është e papranueshme. E drejta për protestë, duke qenë elementare në ushtrimin e bindjeve, nuk guxon t’i mohohet asnjërit. Demokracia matet me mënyrën se si shumica, në këtë rast pushteti institucional, sillet me ata që nuk i binden.

Kjo sjellje, që nuk duron as fishkëllimën më të vogël, ka emrin shtypje dhe si e tillë duhet kundërshtuar pa hezitim e kalkulim.

Shpërndaje në

U Kopjua