Live

Kurti, Rama, Vuçiq dhe liderët tjerë të Ballkanit në drekë te von der Leyen, BE publikon fotografinë

14:22 / 19 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Presidentja e Komisionit Europian ka pritur gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor në një drekë pune në Bruksel sot.

Faqja zyrtare e BE-së ka publikuar fotografinë e përbashkët të tyre dhe disa nga pritja që von der Leyen iu bëri liderëve ballkanikë.

Nga Kosova në këtë drekë mori pjesë kryeministri Albin Kurti.

Në takim temat kryesore u tha se ishin “agjenda e reformave dhe rritjes”.

Shpërndaje në

U Kopjua