Live

Kurti: Rritja ekonomike dhe progresi shoqëror në tri vite e gjysmë janë të pashembullta më parë

08:28 / 16 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri Albin Kurti dje në mbledhjen e IV-të të Këshillit, organit më të lartë të strukturës së GVV-së, ka lavduar punën e qeverisë së tij duke thënë se rritja ekonomike e progresi shoqëror janë të pashembullta, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se arritën të dalin fitimtarë edhe nga kërcënimet më të mëdha të sigurisë në këtë shekull.

“Të ndërgjegjshëm për këtë, kemi ndërtuar politika që kanë mbështetur gratë dhe vajzat. Qeverisja e VETËVENDOSJE!-s, ka ndërmarr vendime e veprime që nuk janë bërë nga asnjë qeveri para nesh:
– Për herë të parë para tri viteve prezantuam shtesat për fëmijë (për 410 mijë fëmijë) dhe për lehona (për 60 mijë nëna të reja);
– Për herë të parë kaq shumë bursa për vajzat dhe për herë të parë kaq shumë gra të punësuara”.

“Janë bërë shumë punë, vijojmë të bëjmë edhe më shumë punë. Rritja ekonomike, stabiliteti institucional dhe progresi shoqëror nga këto tri vite e gjysmë janë të pashembullta më parë, madje, jo vetëm te ne. Kur kemi parasysh faktin që në këto tri vite e gjysmë i patëm edhe kërcënimet më të mëdha të sigurisë për vendin tonë në këtë shekull, e arritëm të dalim fitimtarë, bëhet e qartë sa i jashtëzakonshëm është avancimi i shtetit tonë”, ka deklaruar Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua