Live

Kurti: Rritja ekonomike po shkon përtej projeksioneve fillestare

14:47 / 21 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri Albin Kurti thotë se rritja ekonomike e qëndrueshme në vendin tonë po vazhdon edhe në tre mujorin e dytë të këtij viti.

Ai përmes një postimi në Facebook mbështetjen për bizneset dhe prodhuesit vendorë e ka vlerësuar ndër shtyllat e zhvillimit, shkruan Reporteri.net

“Rritja ekonomike e qëndrueshme po vazhdon edhe në tre mujorin e dytë të vitit, madje përtej projeksioneve fillestare. Masat tona të punësimit, mbështetja për bizneset dhe prodhuesit vendorë, qeverisja e mirë dhe stabiliteti institucional janë shtyllat tona të zhvillimit”, ka shkruar Kurti.

Ai e ka shpërndarë edhe postimin e bërë dje nga ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili tha ndër të tjera se “ekonomia po vazhdon rritjen me 4.27% edhe në tre mujorin e dytë”.

Shpërndaje në

U Kopjua