Live

Kurti s’i zë në gojë “tri kushtet” ndaj Serbisë, kërkon të zbatohet marrëveshja “pa vonesa”

19:06 / 19 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Ndonëse tash supozohet t’i ketë vënë “tri kushte” që Marrëveshja Bazike të vjen në shprehje si e tillë: “Nënshkrimi, dorëzimi i Radojçiqit, tërheqja e letrës së Brnabiq”, sot Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Bruksel nuk i përmendi ato derisa kërkoi që Marrëveshja Bazike “ekziston”, “nuk duhet të shkelet” dhe që “duhet të zbatohet pa vonesa”.

Dialogu ka një fazë të avancuar që nuk duhet asnjëherë të harrohet fakti që kemi marrëveshje, pra Kosova dhe Serbia kanë një marrëveshje në rrugën për normalizim të marrëdhënieve, kjo marrëveshje quhet Marrëveshja Bazike nga shkurti i vitit të kaluar, që e ka edhe aneksin e zbatimit nga dakordimi në Ohër dhe ajo duhet bërë është të respektohet e të mos shkelet, si dhe të zbatohet pa vonesa. Në thelb të asaj marrëveshje është së paku njohja reciproke de-facto dhe ajo i ndihmon bashkëpunimit tonë në integrimin evropian”, ka thënë Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua