Live

Kurti takon Kryediplomatin e Singaporit, diskutojnë për themelimin e Fondit Sovran në Kosovë

21:05 / 26 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të takimeve bilaterale në New York, sot është takuar edhe me Kryediplomatin e Singaporit, Vivian Balakrishnan.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit është diskutuar edhe për themelimin e Fondit Sovran në Kosovë.

“Në veçanti biseduan rreth Nismës së Kombit të Mençur (Smart Nation Initiative) të Singaporit, që synon transformimin e vendit përmes integrimit të teknologjisë digjitale në sektorë të ndryshëm dhe themelimit të Fondit Sovran në Kosovë që do të forcojë ndërmarrjet publike të vendit duke i shndërruar ato në korporata të fuqishme që i kontribuojnë ekonomisë, dhe për mënyrat se si mund të përfitojmë nga shkëmbimi i përvojave në jetësimin e këtyre dy projekteve të mëdha”, thuhet në njoftim.

Mes tjerash, Kurti e ka falënderuar Republikën e Singaporit për mbështetjen e dhënë që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 2016.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...