Live

Kusari: Letra e menaxhmentit të RTK-së konfirmon ndikimin e VV-së

17:21 / 27 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Juristja e medieve, Flutura Kusari, e ka komentuar letrën e menaxhmentit të RTK-së me të cilën i ka hedhur poshtë pretendimet e gazetarëve të cilët thanë se janë larguar nga moderimi i disa  emisioneve, vendim të cilin gazetarët e vlerësuan si censurë alarmante në RTK.

Kusari tha se kjo letër e menaxhmentit të RTK-së e konfirmon atë që vet Kusari dhe të tjerët e kanë dokumentar me dhjetëra herë – ndikimin e frikshëm politik të VV-së në RTK.

“VV-ja nuk do të tërhiqet nga përpjekja për kontroll absolute të RTK-së ashtu siç ne aktivistët dhe mediat asnjëherë nuk do të ngurrohmë të ngrisim zërin në mbrojtje të RTK-së. Edhe kur për këtë paguajmë çmim të lartë”, shkroi Kusari, transmeton Klankosova.tv.

Në lidhje me zhvillimet e fundit në RTK ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ku e dënuan atë që e cilësuan si “përjashtim arbitrar nga ekrani” të gjashtë gazetarëve të mediumit publik.

Shpërndaje në

U Kopjua