Live

“Kush është kundër investimeve…”, “gabon njeri Gane” – Konjufca duartrokitet nga pozita, ‘qortohet’ nga opozita

17:58 / 03 Maj 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bëri një gabim derisa hodhi në votim një projektligj. Por, që ky gabim i konvenoi deputetëve të pozitës, të cilët e duartrokiten duke qeshur.

Duke dashur të thotë se kush është kundër Projektligjit për Investime të Qëndrueshme, Konjufca pyeti “kush është kundër investimeve”.

Për këtë një protestë i erdhi nga deputetja e PDK’së Ganimete Musliu, për të cilën Konjufca pat një përgjigje.

“Gabon njeri Gane”, tha kryeparlamentari.

Sidoqoftë, ky projektligj kaloi me votat e mazhorancës, derisa opozita s’votoi.

“61 deputetë votuan, asnjë votë kundër, asnjë abstenim”, njoftoi Konjufca.

Shpërndaje në

U Kopjua