Live

Kush jane burrat qe firmosen Deklaraten e Pavaresise

13:27 / 28 Nëntor 2022

Nga admin

Ismail Qemal Bej Vlora (1844-1919)

Ngriti flamurin në Vlorë. Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Kryetar i Qeverisë së Përkohshme, Ministër i Jashtëm, diplomat, guvernator, atdhetar.

Dom Nikollë Kacorri (1862-1917)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Klerik i lartë, atdhetar, patriot dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare. Përfaqësues i krahinës së Durrësit.

Vehbi Dibra Agolli (1867-1937)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Klerik i lartë, veprimtar i lëvizjes kombëtare shqiptare. Më 28 Nëntor 1912 në krye të delegatëve të Dibrës, merr pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës ku u zgjodh kryetar i Pleqësisë.

Jorgji Karbunara – Babë Dudë Karbunara (1842-1917)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Atdhetar dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare. Punoi shumë për hapjen e shkollave shqipe në Berat. Jorgji Karbunara ishte përfaqësues i Beratit.

Elmaz Boce (1850-1925)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Mori pjesë në organizimin e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në qytetin e Gjirokastrës, në vitin 1880. Delegat i Gjirokastrës.

Qazim Kokoshi (1882-1945)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Veprimtar për përhapjen e gjuhës shqipe, patriot, njeri me bindje dhe pikëpamje demokrate. Delegat i Vlorës.

Jani Minga (1872-1947)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Veprimtar i shkollës shqipe, i Rilindjes Kombëtare dhe i lëvizjes demokratike 1920-1924. Delegat i Gjirokastrës.

Rexhep Mitrovica (1888-1960)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Veprimtar i lëvizjes kombëtare, intelektuale, deputet, ministër, kryeministër. Delegat i Pejës.

Dhimitër Tutulani (1875-1937)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Veprimtar i lëvizjes kombëtare. Delegat i Beratit.

Abas Dilaver (Çelkupa) (1850 – 1926)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Veprimtar i lëvizjes kombëtare.

Shefqet Dajiu (1882-1946)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Veprimtar i përhapjes së gjuhës shqipe dhe i lëvizjes kombëtare. Përfaqësues i Elbasanit.

Xhelal Koprencka (1876-1919)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Nismëtar për hapjen e shkollave shqipe, në vitin 1908 në Skrapar, veprimtar i lëvizjes kombëtare për pavarësi. Delegat i Skraparit.

Hajredin Cakrani (1860-1940)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Në vitet 1908-1909, bashkëpunoi ngushtë me klubet atdhetare “Labëria” të Vlorës dhe të Filatit. Delegat i Mallakastrës.

Iljaz Vrioni (1882-1932)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Nën-kryetarit i Lidhjes së Prizrenit, deputet, ministër, kryeministër. Delegat i Beratit.

Murad Toptani (1867-1918)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Poet, publicist. Delegat i Tiranës.

Luigj Gurakuqi (1879-1925)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Veprimtar i lëvizjes kombëtare, ministër, deputet, gjuhëtar, poet, publicist. Përfaqësues i Shkodrës.

Spiridon Ilo (1876-1950)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Patriot, atdhetar. Shoqëron Ismail Qemalin në udhëtimin Trieste-Durrës-Vlorë.

Thanas Floqi (1884-1945)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Jurist, veprimtar i lëvizjes kombëtare, publicist, gjuhëtar, botues, kompozitor, përkthyes.

Lef Nosi (1873-1946)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Veprimtar i lëvizjes kombëtare, albanolog, studiues, deputet, ministër. Ishte delegat i Elbasanit. NË qeverinë e Ismail Qemalit, Lef Nosi caktohet në detyrën e ministrit.

Nuri Sojliu (1870-1940)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Mbështeti Kongresin e Elbasanit dhe atë Manastirit, ku mbështeti alfabetin latin të gjuhës shqipe. Delegat i Strugës.

Ferit Vokopola (1887-1967)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Teolog, ekonomist, poet, publicist, ministër, deputet. Delegat i Lushnjës.

Ymer Deliallisi (1873-1944)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Delegat i Shijakut.

Xhemal Deliallisi (1880-1941)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Delegat i Shijakut.

Mustafa Merlika Kruja (1887-1958)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Deputet, ministër, Kryeministër, albanolog. Delegat i Krujës.

Abdi Toptani (1864-1942)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë, ministër. Në vitin 1902 organizoi kryengritjen e armatosur të malësorëve të Shëngjergjit e të Shupalit kundër dhunës së administratës osmane.

Veli Harçi (1850-1914

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë, intelektual. Veprimtar i klubit patriotik të qytetit, ai përfaqësoi Gjirokastrën në Kuvendin e Vlorës.

Nebi Sefa (1861-1942)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë, atdhetar. Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1911 dhe 1912. Delegat i Lushnjës.

Mit’hat Frasheri (1880-1949)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë, intelektual, deputet, patriot, ministër. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, më 1908 ku u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit të hartimit të alfabetit. Delegat i Elbasanit.

Zihni Abas Kanina Hamzaraj (1885-1957)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë, atdhetar, ministër. Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1911. Delegat i Vlorës.

Qemal Karaosmani Elbasani (1875-1949)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë, patriot, deputet. Në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Elbasanit në kuvendin e Vlorës dhe u caktua të shoqëronte Ismail Qemalin nga Durrësi për në Vlorë.

Sali Gjuka (1876-1925)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë, atdhetar. Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1910-1912. Si përfaqësues nga Kosova dhe delegat i Pejës, Gjakovës, Plavës e Gucisë.

Dhimitër Berati (1888-1970)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë, diplomat, ministër. Delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit.

Dhimitër Mborja Emanoil (1884-1945)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Dh Emmanuel” në emër të kolonisë së Bukureshtit. Më 1924 mbështet qeverinë e Nolit.

Dimitër Zografi (1878-1945)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë, atdhetar. U zgjodh delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit për të marrë pjesë në Shpalljen e Pavarësisë.

Pandeli Cale (1879-1923)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë, atdhetar, ministër, deputet. Në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1910 – 1912 drejtoi çetat e zonës së Korçës. Delegat i Korçës.

Bedri Pejani (1885-1946)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Delegat në Kongresin e Dytë të Manastirit (1910) dhe sekretar i Komitetit të Kosovës (1918-1924). Në nëntor 1912, mori pjesë si përfaqësues i Plavës, Gucisë, Gjakovës dhe Pejës në mbledhjen e Vlorës.

Qemal Mullaj (1881-1966)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë, atdhetar, deputet. Delegat i Lushnjës. Pas rënies së qeverisë së Vlorës dhe me nisjen e Luftës I Botërore u largua nga Shqipëria. U kthye në atdhe rreth vitit 1920, për t’u rimarrë përsëri me politikë. Deputet në parlamentin e parë shqiptar.

Dr. Myrteza Ali Struga (Dibra) (1876-1937)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë, mjek, patriot. Në nëntor të vitit 1912, Dr. Myrteza Ali Struga, së bashku me Zyhdi Ohrin dhe Nuri Sojliun u zgjodhën delegat të Ohrit e Strugës për në Kuvendin e Vlorës.

Aristidh Ruci (1875-1950)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë, atdhetar. Merr pjesë në kryengritjen e përgjithshme, më 1911. Delegat i Vlorës.

Zyhdi Ohri (1872-1938)

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë, atdhetar, senator. Në vitet 1898-1900 u përfshi në veprimtarinë e Lidhjes Shqiptare të Pejës. Delegat i Ohrit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...