Live

“Kushdo që bën pare i kujtohet…”- Kurti harron se si nuk i kujtohej Liburn Aliut metri katror i banesës në Marigona Hill

19:48 / 07 Janar 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një tubim zgjedhor teksa ka përmendur Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Paluajtshme, ka thënë se kushdo që është pasuruar, e di se nga i ka të ardhurat.

Po nuk besoj najkush që munet me thanë: Vallahi s’po më kujtohet qysh i kam ba paret. A? Besoj që kushdo që bën pare, i kujtohet”, deklaroi Kurti.

Megjithatë, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, një figurë aktualisht jo fort e dashur për shefin e Qeverisë, s’i kujtohej metri katror i banesës që kishte blerë në ‘Marigona Hill’ përgjatë qeverisjes Kurti 2.

Kur e kemi marrë banesën në fillim ka kushtuar shumë më lirë në fillim. Këtë tjetrën ka qenë shumë më shtrenjtë. S’më kujtohet saktë”, kishte thënë ai.

Aliu është lënë jashtë listës zgjedhore të VV’së për zgjedhjet parlamentare. Ai s’po shihet as në tubime të VV’së.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...