Live

Kuvendi hap dyert të hënën, shënon Ditën e Demokracisë

14:28 / 15 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet”, të hënën, Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Për ta shënuar këtë ditë, nga ora 10:00, parlamenti do t’i hapë dyert.

Gjatë kësaj kohe do të mbahen aktivitete të ndryshme si: panairi i organizatave të shoqërisë civile, Kuizi i Demokracisë, tryeza “Zgjedhjet dhe teknologjia” , Punëtori apër Demokraci – Demos-ti si dhe panel diskutimi “Sporti dhe Demokracia: Një vizion i ri për të ardhmen”.

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë shënohet më 15 shtator.

Kjo datë është përcaktuar në vitin 2007, me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila inkurajon qeveritë që të forcojnë programet kombëtare për promovimin dhe konsolidimin e demokracisë.

Shpërndaje në

U Kopjua