Live

Kuvendi Komunal i Drenasit miraton vendimin për dhënien 51-pronave në shfrytëzim

14:15 / 19 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Sot në Kuvendin Komunal të Drenasit është mbajtur seancë e jashtëzakonshme ku përkundër pikave të tjera u diskutua edhe dhënia e pronave të komunës personave fizik e juridik për 99-vjet.

Mirëpo këtë e ka kundërshtuar një pjesë e opozitës Lëvizja Vetëvendosje, Demokratët  për Drenasin, Green për Drenas e disa asamblistë të PDK-së, sipas të cilëve komuna nuk ka bërë një analizë të thellë sa i përket vlerave të tyre dhe kjo gjë nuk është paraqitur detajisht.

Mirëpo sipas kryetarit Ramiz Lladrovci kjo është në të mirë të komunës pasi ka investitor që dëshirojnë t’i marrin për të hapur biznese të ndryshme duke krijuar vende pune.

Megjithatë përkundër kësaj me shumicë votash është miratuar vendimi paraprak për dhënien e 51 pronave të komunës në shfrytëzim personave fizik e juridik.

Shpërndaje në

U Kopjua