Live

Kuvendi konfirmon: Votat për Gërvallen u numëruan gabimisht

11:22 / 22 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Ajo që dyshohej prej fillimit u konfirmua sot nga vetë sekretari i Kuvendit. Në pamjet që dolën pas votimit të dështuar për kandidaten Donika Gërvalla-Schwarz, shihej se së paku një deputete e VV-së nuk e votoi kandidaten e kësaj partie.

Sipas raportimit live në T7, sekretari i Kuvendit konfirmoi se pati lëshim teknik në numërimin e votave, ku u njoftua nga kryesuesi se Schwarz kishte marrë 57 vota për.

Pra, i bie që ajo ka marrë 56 vota për, një më pak sesa ishte numri zyrtar që doli nga Kuvendi të mërkurën.

Schwarz ishte kandidatja e dytë e VV-së për kryetare të Kuvendit në seancën e kaluar, pasi në rundin e parë Albulena Haxhiu mori 57 vota dhe nuk arriti të zgjidhej kryetare.

Shpërndaje në

U Kopjua