Live

Ky është kosovari i arrestuar për plagosjen në Gjermani (FOTO)

10:17 / 20 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një kosovar u arrestua në Gjermani për plagosjen e 3 personave, përfshirë një fëmijë, përpara një ndërtese banimi në Halle, në Saksoni-Anhalt.

Viktimat janë një burrë 29-vjeçar, që u plagos rëndë, ndërsa një tjetër 47-vjeçar dhe një vajzë 11-vjeçare pësuan lëndime të lehta nga thika.

Siç raporton Bild, kosovari i dyshuar është i lirë dhe tashmë është publikuar fotografia e tij, transmeton Klankosova.tv.

Sipas zyrës së prokurorit publik të Halle-s, 46-vjeçari është liruar nga paraburgimi të hënën pasdite.

“Bazuar në rezultatet e hetimit deri më tani, nuk ka më dyshime të forta për një tentativë vrasjeje”, tha prokurori Dennis Cernota, raporton Bild, transmeton Klankosova.tv

Vendimi u mor pas një marrjeje në pyetje të gjithanshme të të akuzuarit, disa pjesëmarrësve dhe dëshmitarëve.

Shpërndaje në

U Kopjua