Kur turistët thonë se do të donin të merrnin me vete një pjesë të vendit të tyre të preferuar në shtëpi, ndonjëherë e mendojnë se njëmend duhet ta shkëputin ndonjë pjesë për ta marrë me vete.
Qyteti piktoresk belg i Bruges u ka bërë një apel turistëve që të mos vjedhin kalldrëm nga rrugët e tij mesjetare të njohura nga UNESCO.
Politikani vendas Franky Demon thotë se afërsisht 50-70 kalldrëm zhduken çdo muaj, dhe zëvendësimi i tyre dhe riparimi i dëmeve kushton 200 euro për metër katror.
“Edhe pse disa mund ta konsiderojnë këtë gjest të padëmshëm ose të çuditshëm, pasojat janë serioze”, tha Demon për CNN, transmeton Klankosova.tv
7. A Cidade Velha de Praga (Staré Město) é um centro medieval, com pontos de referência como a Praça da Cidade Velha e o Relógio Astronômico.
— Artur Alves (@lebigh_official) December 30, 2024
Faz fronteira com a Cidade Nova e, do outro lado do rio Vltava, conecta-se à Cidade Baixa por meio da icônica Ponte Carlos. pic.twitter.com/7rfrDgNXkg
“Heqja e kalldrëmit përbën një rrezik të dukshëm për sigurinë e banorëve dhe vizitorëve. Gurët që mungojnë ose janë liruar krijojnë rrezik për pengim dhe punonjësit e bashkisë shpesh duhet të ndërhyjnë për të bërë riparime”, shpjegoi ai. / Klankosova.tv