Live

​Lajm i hidhur: Vdes në moshën 38 vjeçare luftëtari i UFC

13:03 / 14 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ish pretendenti për ta fituar titullin e peshave të lehta në UFC-së, Anthony ‘Rumble’ Johnson ka vdekur në moshën 38-vjeçare.

Amerikani, kishte treguar se vuante nga një sëmundje e pazbuluar.

Johnson u rikthye nga pensioni për të bërë debutimin e tij në “Bellator” në vitin 2021 pas katër vitesh që ishte larguar nga artet marciale, përcjellë KosovaPress.

Ai e kishte përfunduar karrierën e tij në UFC me një rekord prej 22 fitoresh dhe gjashtë humbjesh.

Fuqia e tij goditëse e ndihmoi atë të bëhej personi i parë që regjistroi katër fitore me nokaut në më pak se një minutë.

Johnson luftoi për titulline peshave të lehta në UFC në dy raste, të dyja herë duke humbur ndaj më të mirit të të gjitha kohërave Daniel Cormier.

Cormier ishte në mesin e atyre që bëri homazhe, duke thënë: “Rumble do të më mungojë. Ndonjëherë jeta nuk duket e drejtë.”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...