Live

Latifi: Mjafton ta krahasoni dëshminë e Rubin me atë të atij tipit që fliste për vjedhje lopësh

13:43 / 15 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka vlerësuar lart dëshminë e ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Gjykatën Speciale.

Latifi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se mjafton të krahasohet dëshmia e Rubin, i cili është dëshmitar i mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK’së, me atë të Agim Idrizit, i cili akuzonte UÇK’në për “vjedhje lopësh”.

“Mjafton të krahasosh dëshminë e sotme të James Rubin me dëshminë e prokurorisë të atij tipit nga Kaçaniku që fliste për vjedhje lopësh, dhe atij tjetrit që e akuzonte UÇK-në se i kishte bërë sehire [magji].
Krejt thelbi i çështjes gjendet në këtë krahasim”, shkroi Latifi.

Shpërndaje në

U Kopjua