Live

LDK garon me numrin 113, Abdixhiku: 12 tetori është festa jonë

13:30 / 04 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Partitë politike kanë nisur tërheqjen e shortit për renditjen në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin 113.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se 12 tetori do të jetë festa e partisë që ai drejton.

“Ky është numri ynë. 12 tetori është festa jonë. LDK përgjithmonë!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua