Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në një konferencë për media, foli rreth vështirësive në arsim, me nisjen e vitit të ri shkollor këtë 1 shtator.
Ajo thotë se sot, viti i ri shkollor ka gjetur mësimdhënësit në pozita të papërshtatshme, derisa shtoi se Ministria e Arsimit nuk ua jep përkrahjen e duhur atyre, transmeton Klankosova.tv.
“Mësimdhënësi ti gjen në pozitë të papërshtatshme pa përkrahje të duhur nga Ministra e Arsimit”, tha Lushaku-Sadriu.
Sipas saj, mësimdhënësit e Kosovës nuk e kanë mbështetjen e duhur për arritjet e tyre, e madje as paga dinjitoze.
Ajo po ashtu thotë se ky 1 shtator i ka gjetur në vështirësi edhe prindërit, lidhur me sigurimin e librave shkollor.
Sipas saj, shumë prindër nuk kanë marrë shtesat e planifikuara nga MAShT, derisa shton se kjo përbën problem të madh për prindërit në Kosovë.
Madje deputetja e kritikoi ashpër këtë metodë të ministrisë për sigurimin e teksteve shkollore.