Live

LDK s’bën koalicion paszgjedhor me LVV-në, Haziri: As që e kemi atë opsion

21:43 / 19 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e përjashtoi mundësinë e eventualitetit të ndofarë koalacioni paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Jo, definitivisht ne s’e kemi pasur si opsion as më herët, as tash e as nuk e kemi në mandat tjetër. Një pjesë e LDK-së që u konvertu në ‘GUXO’ që u bë derë e vogël, disa pêrfaqësues të LDK-së që e humben besimin mua më vjen keq…”, ka thënë Haziri për Periskopin.

Ne në çdo garë, por në vecanti tani jemi hyrë për vendin e parë, ne do të luftojmë për me dalë fitues, ne do të dalim, do të zbresum, do të debatojmë me gjithkënd që me spjegu deri në pikën e fundit qqë LDK-ja është opsioni i vetëm në këtë vend me ndalë degradimin, me riparu dëmin dhe me avancu…”, u shpreh Haziri.

Shpërndaje në

U Kopjua