Live

Lidhjet e ngushta të Kurtit me energjinë elektrike – skema

16:29 / 03 Janar 2025

Nga Kosova Live

Lidhjet e tregtarëve të energjisë elektrike mbërrijnë deri në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës. Fisnik Korenica dhe Veton Surroi, dy këshilltarë të jashtëm të kryeministrit Albin Kurti janë të implikuar në tregun e energjisë, tregon një hulumtim i Paparacit. Korenica, një profesor universitar dhe tregtar i energjisë elektrike, është përmendur edhe si “mik i Nagip Krasniqit” gjatë dëshmisë së ish-kryeshefit të KEK-ut në Prokurori. Surroi, një publicist dhe shkrimtar, është ortak i Gentijan Sulos, njërit prej tregtarëve kryesor të energjisë me KEK-un.

Kryeministri Albin Kurti është i rrethuar me njerëz që kanë lidhje të forta me tregtarë të energjisë elektrike.

Skema e lidhjeve të tregtarëve të energjisë çon deri te Zyra e Kryeministrit.

Pas Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit, të dy të implikuar në skandalet e tregtimit të energjisë, edhe dy këshilltarë të Kurtit figurojnë të afërt me tregun, apo tregtarë të energjisë të licencuar në Kosovë.

Fisnik Korenica, një profesor universitar dhe Veton Surroi, një publicist, ish-drejtues i një partie politike dhe shkrimtar, tash për tash të angazhuar si këshilltarë të jashtëm të kryeministrit, rezultojnë të kenë lidhje të forta me pazaret energjetike.

Të dy janë të angazhuar si këshilltar të kryeministrit për dialogun me Serbinë nga Grupi për Studime të Politikave Ballkanike (BPRG) në një projekt të Ambasadës së Norvegjisë.

Dosja e Nagip Krasniqit, ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) të ngarkuar me dy aktakuza, e ka zbuluar implikimin e Korenicës në një rast të dyshuar korruptiv në KEK. Korenica është përmendur në dëshminë e Krasniqit para prokurorëve specialë në lidhje me angazhimin e avokatit Isuf Zejna si konsulent ligjor të KEK-ut.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Krasniqi ishte rekomanduar nga një mik i tij për angazhimin e studios ligjore “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C”, në bashkë-pronësi të avokatit Isuf Zejna.

Ky mik i ish-kryeshefit të KEK-ut është Fisnik Korenica, këshilltari i jashtëm i kryeministrit me të kaluar afariste në energji.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...