Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s, ka deklaruar se ky vit që po e lëmë pas ka qenë me plot sfida të rënda për Kosovën.
I njëjti, ka shtuar tutje se, ai synon që vitin tjetër të vazhdohet me ndërtimin e një Kosove të qëndrueshme, të drejtë dhe euroatlantike.
Postimi i plotë:
Bashkë me kryesinë dhe kandidatët për deputet, sot po mbyllim vitin 2024 me një dëshirë të madhe dhe vullnet të palëkundur për të vazhduar angazhimin #veçVEPRA për Kosovën fituese.
Ky vit ka qenë plot sfida të rënd për vendin por me përkushtimin dhe angazhimin e gjithsecilit nga ne, synojmë që në vitin që vjen të vazhdojmë të ndërtojmë një Kosovë të qëndrueshme, të drejtë dhe euroatlantike.
Në këtë fundvit, angazhimi ynë për zhvillimin e vendit mbetet i pandryshuar, ne do të vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e kushteve të jetesës, pavarsimin energjetik, rritjen e mundësive për punësim, forcimin e shtetit ligjor, dhe avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës.
Në këtë vit të ri, me besim dhe optimizëm, vazhdojmë angazhimin tonë të palodhur për zhvillimin e Kosovës dhe përmirësimin e jetës së çdo qytetari.