Lideri i Nismas, Fatmir Limaj ka thënë se ende nuk është takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Megjithatë derisa nxitohej për seancën e sotme, Limaj nuk pohoi por as nuk mohoi se ka pranuar ftesë nga ai për këtë takim tashmë të përfolur, transmeton klankosova.tv.
Takimi mes dyshes po konsiderohet si gatishmëri bashkëpunimi, i cili vie në tentim për konstituimin e legjislaturës së re të kuvendit.