Live

Lista e PDK-së fillon me Bedri Hamzën dhe përfundon me Ilirik Musliun

13:06 / 12 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Lista e PDK-së fillon me Bedri Hamzën dhe përfundon me Ilirik Musliun Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar zyrtarisht listën e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Lista e publikuar mbrëmë fillon me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën me numër 1 dhe përfundon me nënkryetarin e degës së PDK-së në Prishtinë dhe njëkohësisht edhe ish-drejtor i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliun me numër 110.

Vendimi i Partisë Demokratike të Kosovës që Bedri Hamza t’i prijë listës së kandidatëve për deputetë, është një zotim për ta çuar Kosovën drejt një të ardhmeje më të mirë. Në anën e kundërt të listës, me numrin unik 110, Ilirik Musliu simbolizon synimin e partisë për zhvillim dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve në vend.

Nga numri 1 deri në numrin 110, lista e kandidatëve të PDK-së paraqet një gamë të gjerë personalitetesh, duke përfshirë të gjitha moshat, profesionet dhe rajonet. Diplomatët, profesorët, mjekët, ndërmarrësit, ekonomistë, gratë e të rinjtë, reflektojnë zotimin e partisë për të përfaqësuar çdo cep të Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...