Live

Loci thotë se ka marrë pjesë në bastisjen e shtëpisë së Nimon Krasniqit, s’e pranon që e ka rrahur

21:29 / 03 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Mehmet Loci e ka pranuar që ka marrë pjesë në bastisjen e shtëpisë së ish të burgosurit politik Nimon Krasniqit.

Por Loci mohon të ketë marrë pjesë në torturat që Nimon Krasniqi kishte treguar që ia kishin bërë ai dhe agjentët tjerë të UDB-së.

Loci në “Debat Plus”, tha se ishte Jakup Lonçari ai që ishte marrë me hetimet ndaj Nimon Krasniqit.

“Nimon Krasniqi, unë me ekipin për bastisje kam marrë pjesë në fshatin e tij. Nëse ja merr dikuj mendja që ka qenë që e kualifikon zyrën 52 si zyre, e kom lexu, që janë ushtru torturat, gabon. Ai thotë se Mehmet loci ishte shef I asaj zyre…. Unë kam qenë vetëm punëtor operativ… asnjë moment afër tij skam qenë. Nimon Krasniqi, kam qenë dhe kam bastisë, nuk kam qenë me ekip I caktum të zhvilloj hetime me të. Kurr nuk kam zhvillu me të bisedë. Është e vërtetë që ehtimet jan bërë në zyrën 51, ka qenë Jakup Loncari. Kurr në jetë as që e kam pa ndonjëherë, as që ju kam afru. Në bastisje e kam taku por në hetime jo. Nuk e njoh historinë e tij”, tha ai.

Ndryshe Nimon Krasniqi kishte rrëfyer se Mehmet Loci dhe persona të tjerë e kishin torturuar në burg fizikisht dhe psiqikisht.

Shpërndaje në

U Kopjua