Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu e ka quajtur jokushtetuese shpalljen e Kuvendit si të konstituuar nga kryetari Dimal Basha.
Kështu u shpreh ajo në një konferencë për media, ku tha se përderisa nuk është kompletuar kryesia e Parlamentit, ai nuk mund të funskionalizohet në tërësi, transmeton Klankosova.tv.
Ajo thotë se pikërisht për këtë arsye, LDK nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur sot të Kryesisë së Kuvendit.